Pas tërmetit, presidenti Meta takohet me banorët e Thumanës
26 nëntor 2019
| 08:37
Pas tërmetit, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar me banorët e Thumanës.
“Situatë mjaft dramatike në Thumanë! Shpresojmë të tejkalohet me sa më pak humbje! Çdo përpjekje për të shpëtuar banorët nën rrënoja! Solidaritet dhe ndihmë për këdo që ka nevojë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
Një tërmet 6.4 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë, në afërsi të Durrësit, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Sipas njoftimeve të para, raportohet për tre person të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 325 persona janë lënduar nga tërmeti që kanë marrë mjekim në spitalet e Durrësit dhe Tiranës.