Pas testit të dytë, Hajredin Kuçi shërohet plotësisht nga Covid-19

28 korrik 2020 | 16:10

Ish-ministri i Arsimit nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami, sot gjatë ditës kishte bërë me dije se edhe deputeti i kësaj partie, Hajredin Kuçi është infektuar me Covid-19, duke i uruar shërim të shpejtë.

Mirëpo, burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se Kuçi tashmë është shëruar nga koronavirusi.

“Deputeti Kuçi është shëruar plotësisht nga Covid-19. Kjo është konfirmuar edhe në testin e dytë që ka bërë në IKShPK. Ai ka qëndruar në vetizolim për më shumë se dy javë”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se me koronavirus janë infektuar edhe disa zyrtarë të tjerë të PDK-së, duke përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ish-luftëtarin…