Pas tetë vitesh hasmëri pajtohen familjet Hoti, Xani e Koca dhe familja Smajli
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në aktin e pajtimit mes familjeve Hoti, Xani e Koca nga Polaci, dhe familjes Smajli nga Klina e Poshtme.
Me këtë rast kryetari Jashari ka thënë se nga sot këto familje kanë lenë pas vete të gjitha të këqijat, kanë shfaqur bindje se si shqiptarë respektojnë tolerancën dhe traditën, e mbi të gjitha kanë treguar se e duam paqen e mirëbesimin.
“Isha i nderuar të jem i pranishëm në aktin e përqafimit të burrave nga këto dy familje, pas 8 viteve në hasmëri, të cilat, nga sot lanë pas vete të gjitha të këqijat, dhe shfaqen bindje se si shqiptarë respektojmë tolerancën dhe traditën, e mbi të gjitha treguan se e duam paqen e mirëbesimin”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
Posti i tij i plotë:
Një akt më fisnik dhe burrëror nuk ka mundur të bëhet ndryshe nga ai i sotmi me rastin e shtrirjes së dorës së pajtimit mes familjeve Hoti, Xani e Koca nga Polaci, dhe familjes Smajli nga Klina e Poshtme.
Isha i nderuar të jem i pranishëm në aktin e përqafimit të burrave nga këto dy familje, pas 8 viteve në hasmëri, të cilat, nga sot lanë pas vete të gjitha të këqijat, dhe shfaqen bindje se si shqiptarë respektojmë tolerancën dhe traditën, e mbi të gjitha treguan se e duam paqen e mirëbesimin.
Kontribut të jashtëzakonshëm dhe me vetë iniciativë në pajtimin e këtyre katër familjeve, kanë dhënë: Zejnallah Prokshi, Murat Tahiri, Shyqeri Musliu e Shekip Fazliu.
Ky akt na kujton gjithashtu fillimin e pajtimit të gjaqeve nga i ndjeri Anton Çetta, 28 vite më parë.
Ta kuptojmë e mos ta harrojmë faktin se liria dhe lumturia e një kombi nuk mund të jenë të plota pa qenë i lumtur vet individi.
Ju familje të nderuara, qofshi faqebardhë!
/Epoka e re/