Pas Thaçit, edhe Rexhep Selimit i largohet njëri prej avokatëve më të rëndësishëm

19 shkurt 2024 | 14:21

Njëri ndër avokatët më të rëndësishëm të Rexhep Selimit, David Young, është larguar nga ekipi mbrojtës.

Lajmi është bërë i ditur me një publikim në faqen zyrtare të Speciales.

“Më 13 shkurt 2024, Sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së z. Young si bashkë-avokat për z. Selimi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Speciales.

Avokati kryesor i Selimit, Jeffrey Roberts, kishte dërguar letër te trupi gjykues ku e kishte njoftuar për shkëputjen e kontratës me Young.

Edhe Gregory Kehoe ishte larguar si avokati kryesor i Thaçit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës, pjesëmarrës në…