Pas transferimit tek Antwerpi, Arbnor Muja takohet me Agim Bahtirin
Sulmuesi i njohur nga Kosova, Arbnor Muja, e ka pasur një takim interesant të premten në mesditë.
Futbollisti që tashmë mund të llogaritet si lojtari më i ri i Antwerpit, ka pirë kafe në shtëpinë e ish-kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Vetë Bahtiri është shprehur i nderuar dhe i gëzuar me një vizitë të tillë, ku ndër të tjera i ka uruar fat në aventurën e re futbollistit.
“Kisha kënaqësi të pres sot për kafe në shtëpi, mikun e familjes Arbnor Muja, të cilit i urova sukses në karrierën futbollistike që tash e tutje do ta vazhdoj në arenën ndërkombëtare. Transferimi i Arbnorit tek klubit belg Royal Antwerp, më ka gëzuar shumë mua dhe gjithë familjen time. Besoj që ky do të jetë vetëm fillimi i një karriere të gjatë dhe të madhe që do ta ketë Arbnori”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.