Pas trazirave në Kazakistan, rritet çmimi i naftës në bursë

07 janar 2022 | 21:19

Çmimet e karburanteve u rritën për rreth 2 për qind të enjten në kohën e eskalimit të situatës në Kazakistan, shtet prodhues i organizatës OPEC+ dhe në kohën e zvogëlimit të furnizimeve nga Libia.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën Brent u rrit për 1.19 dollar ose 1.5 për qind dhe shkoi në 81.99 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi në bursën WTI u rrit për 1.61 dollar ose 2.1 për qind dhe shkoi në 79.46 dollarë për fuçi.

Rusia dërgoi trupa në Kazakistan për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe qetësimin e situatës pas dhunës vdekjeprurëse, që u përhap në shtetin ish-sovjetik, që kontrollohet rreptë nga autoritetet.

Nuk ka pasur shenja se prodhimi i naftës në Kazakistan deri më tani është prekur nga protestat. Ky shtet prodhon rreth 1.6 milion fuçi nafte në ditë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë në Libi, prodhimi është 729.000 fuçi në ditë, tha Korporata Kombëtare e Karburanteve, shumë më pak se kulmi i vitit të kaluar prej 1.3 milion fuçi në ditë, shkaku i mirëmbajtjes dhe mbylljes së disa fushave të naftës.

Çmimet e karburanteve janë ngritur që nga fillimi i vitit, pavarësisht zbatimit të rritjes së synuar të prodhimit nga shtetet prodhuese të OPEC-ut dhe shtimit të rezervave në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Brendshme në Kazakistan thotë se 26 “kriminelë të…