Pas tre asamblistëve të LDK-së edhe dy asamblist të LV-së, votojnë pro qeverisjes së PDK-së, në Komunën e Vushtrrisë

06 dhjetor 2021 | 22:09

Mediat e ndryshme shkruan gjatë ditës për tre asambleistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët përkundër vendimit të partisë, votuan pro konstituimit të Kuvendit Komunal në Vushtrri, pas fitores së Partisë Demokratike në këtë komunë.

Mirëpo, përveç tre asambleistëve të LDK-së, që nuk e përfillën vendimin e partisë, një gjë të tillë e kanë bërë edhe dy të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ali Jonuzi dhe Nurten Çerkezi, nuk e kanë përfilluar vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për të votuar kundër konstituimit të instutucioneve të reja në Vushtrri, derisa këta të dy kanë votuar pro, shkruan gazeta blic.


Madje, asambleistja Çerkezi, përmes një shkrimi në Facebook, ka arsyetuar edhe vendimin e saj.

Ajo sikurse asambleisti i LDK-së, vendimin e saj për të votuar konstituimin e Kuvendit Komunal, e ka arsyetuar me “verdiktin e popullit” – i cili ka vendosur që në këtë komunë të udhëheq Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, asambleisti Ali Jonuzi, ani pse Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte pasur koalicion me PDK-në në balotazhin e 14 nëntorit, kishte dalur haptazi në përkrahje të kandidatit Ferit Idrizi.

Kjo gjë është parë edhe në një postim të vetë kryetarit të tanishëm të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi,…