Pas tre të vdekurve me Covid-19, sot ditë zie në Gjilan

19 korrik 2020 | 00:07

Sot (e diele) në Gjilan është ditë zie për shkak se kanë ndërruar jetë tre persona si pasojë e Covid-19.

Këtë lajm e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë (të shtunën) dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani i Piolit vijon të dhurojë spektakël. Skuadra kuqezi mbrëmjen…