Pas tri ditësh bllokim vazhdon pajisja e qytetarëve me dokumente personale
04 gusht 2022
| 21:46
Qindra qytetarë pajisen me dokumente identifikimi brenda këtij institucioni.
Mirëpo, një gjë e tillë ka qenë e pamundur ditëve te fundit, për shkak se një nga pajisjet që ndihmon në personalizim të dokumenteve ka qenë jashtë funksionit.
Kjo ka ndikuar që qytetarët të mos e marrin shërbimin si duhet.
Një qytetar tjetër ankohet për burokraci.
Por, të tjerë qytetarë janë shprehur të kënaqur me shërbimin. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se problemi me pajisjen ka zgjatur tri ditë dhe se nga e enjtja ka vazhduar procesi i rregullt i pajisjes me dokumente.
Për ta shikuar storien e plotë klikoni këtu.