Pas tri javësh gjendet trupi i pajetë i Sylë H. Vuçetaj në Vuthaj
Pas tri javësh ankthi dhe pritjeje, më datën 21 qershor 2023, nga kanioni i lumit Gerrla në Vuthaj uji e nxori trupin e pajetë të bashkëvendësit tonë Sylë Hasani Vuçetaj.
Syla ishte zhdukur me datën 3 qershor 2023 dhe dyshohej se dallgët e ujit pranë Ujëvarës se Vuthajve e kishin rrëmbyer aksidentalisht. Humbja e tij ishte një moment i rëndë për familjen, për të gjithë banoret e Vuthajve dhe të Plavë e Gucisë.
Lajmi i sotëm sado i hidhur dhe i dhimbshëm që është, ishte megjithatë një lehtësim shpirtëror afatshkurtër, sepse vdekja e Sylës e pa pritur dhe në këtë mënyrë la një mall dhe dhimbje te papërshkrueshme për familjen dhe të gjithë ata që e kane njohur Sylen.
Syla la pas tre djem, bashkëshorten, vëllezër e motra me familje dhe rrethin e gjere familjar.
Për kohen e varrimit të te ndjerit do ju njoftojmë shume shpejt.
/Plava e Gucia Sot
Në zemrën e Alpeve Shqiptare, në Vuthaj dhe Guci, ndodhet “aorta” “Mountain View INN”