Pas tri vitesh i kthehet jetës normale, iu kujtua kodi i xhirollogarisë bankare
Gjërat shpejt shkuan drejt greminës dhe John u detyrua të jetonte në kuti kartoni afër stacionit të autobusëve.
Por, jeta e tij ndryshoi përnjëherë, pasi aksidentalisht zbuloi një llogari bankare të cilën e kishte harruar krejtësisht.
Llogaria u zbulua kur Policia dhe punonjësit socialë u përpoqën t’ia gjenin një strehim të përkohshëm. Gjatë kërkimit të të dhënave të tij personale, u shfaq dhe informacioni i llogarisë bankare ku kishte para të mjaftueshme për të blerë një shtëpi.
Në fakt, banka kishte ndryshuar emrin gjatë ristrukturimit për çka Helinski kishte harruar llogarinë ku shkonte mbështetje sociale të cilën ai nuk e kishte tërhequr.
“Ishim të tronditur kur pamë se për çfarë shume është fjala”, thotë polici që e kishte ndihmuar këtë të pastrehë të deridjeshëm.