Pas triumfit të ‘dardanëve’, deklarohet Muharrem Sahiti

18 nëntor 2020 | 23:14

“Dardanët” pas dhjetë ndeshjeve e kanë shijuar fitoren të mërkurën në ndeshjen ndaj Moldavisë në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0. Kosova me këtë fitore e siguron qëndrimin në Ligën C

“Kjo fitore na u ka dashtë pas një viti shumë të vështirë dhe ndaj një kundërshtari direkt për të qëndruar në këtë grup. Kundërshtari nuk ka pas çka të humb dhe ka luftuar për ta fituar ndeshjen dhe për të siguruar pjesëmarrjen në grup, andaj u munduan në fund të rrezikojnë, por mirë u përmbajtëm. Patëm raste, mundësi. Kundërshtarin nuk e lejuam të krijojë asgjë, nuk shfrytëzuam rastet e pastaj na u vështirësuan gjërat sidomos pas kartonit të kuq”, ka thënë trajneri Muharrem Sahiti.

“Shumë do e ndihmoj në aspektin psikologjik, pasi dihet situata dhe Covid që na ka dëmtu dhe penalizuar më së shumti neve, uroj të kalon koha e pandemisë, të jemi komplet dhe vitin e ardhshëm të fillojmë më mirë. Kjo fitore i dedikohet Bernardit selektorit dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shtuar Sahiti.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia e Belgjika i kanë fituar grupet e tyre duke…