Pas Trumpit, Haradinaj pranon urime nga May
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar urim për festat e fundvitit nga kryeministrja britanike, Theresa May.
Haradinaj është shprehur i lumtur me marrëdhëniet, siq i quajti ai të shkëlqyera me Britaninë.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Mëngjesin e sotëm, pata kënaqësinë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Kryeministrja Britanike, Theresa May. Tani kur po hyjmë në dekadën e dytë të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale me Britaninë e Madhe, më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizimin e miqësisë dhe intensifikimin e partneritetit ndërmjet popujve dhe shteteve tona. Poashtu, falënderoj homologun tim hungarez Viktor Orban, anëtaren e Komisionit Europian Violeta Bulc dhe ambasadorin japonez në Austri Kiyoshi Koinuma, për urimet e përzemërta.