Pas trysnisë së Torcidës dorëzohen drejtuesit e KB Trepça, Drilon Hajrizi largohet nga klubi mitrovicas
Janë bërë tashmë 2 muaj prej kur kryesia e KB Trepça kishte emëruar kapiten të klubit lojtarin e shquar mitrovicas, Drilon Hajrizi, i cili për momentin është lojtari më i mirë në Kosovë nga basketbollistët vendor.
Por me këtë vendim Torcida nuk është ndarë e kënaqur dhe ka kërkuar prej kryesisë, që Hajrizi të largohet nga kapiteni, shkruan VeriuInfo.
Pas emërimit të Drilon Hajrizit në pozitën e kapitenit, Torcida kishte hyrë në bojkot dhe nuk kishte marrë pjesë në asnjë ndeshje të KB Trepçës, duke thënë se bojkoti do të vazhdoj derisa Drilon Hajrizi të largohet prej kapitenit.
Nën trysninë e tifozëve, KB Trepça e drejtuar nga Vullnet Sefaja dhe Lindrit Misini është dorëzuar, duke ndërprerë kontratën me basketbollistin Drilon Hajrizi.
Kjo ndërprerje e kontratës pritet të pasohet me kthimin e Torcidës në palestrën Minatori në përkrahje të KB Trepçës.