Pas tubimit madhështor të Bedri Hamzës në Podujevë, aktivistë të LV-së i bashkohen PDK-së
Pas tubimit madhështor të Bedri Hamzës në Podujevë, disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar PDK-së në Podujevë.
Aktivistët e LV-së janë pritur nga kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet, njëherësh kandidat për deputet Isak Shabani, dhe nga kandidatët tjerë për deputetë Floretë Zejnullahu, Ragip Xhaka, Pleurat Sejdiu
Isak Shabani ka thënë se fryma e fitores së PDK-së tashmë ka nisur fuqishëm.
“Gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen PDK-së, me Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm. Sonte, pas një tubimi të jashtëzakonshëm me Bedri Hamzën në Podujevë, disa aktivistë të njohur të Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkuan rrugëtimit tonë drejt fitores, për një Kosovë më të mirë. PDK është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë. I falënderoj për besimin në programin dhe vizionin e PDK-së. Kosova mundet dhe do të jetë më mirë – për të gjithë, pa dallim”, ka thënë Shabani.
Edhe Ragip Xhaka ka thënë se ishte kënaqësi t’i presin këta të rinj, të cilët ishin të pakënaqur me qeverisjen 4-vjeçare të Albin Kurtit. “Këta të rinj braktisën VV-në, për t’iu bashkuar kryeministrit Bedri Hamza dhe programit të tij”, ka thënë Xhaka.