Pas Turqisë, Blinken do të vizitojë sot Greqinë! Çfarë pritet të diskutohet
Sekretari amerikan Anthony Blinken, pas Turqisë dhe një turneu vizitash në Lindjen e Mesme, pritet të vizitojë sot Greqinë.
Përpara se se të mbërrijë në Tel Aviv, kreu i diplomacisë amerikane do të kalojë nga Turqia drejt Greqisë dhe pritet të takohet në Chania të Kretës me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis si dhe ministrin e Jashtëm Georgios Gerapetritis.
Konkretisht, Blinken do të jetë në Chania pasditen e së shtunës, ku do të takohet me kryeministrin grek dhe ndër të tjera do të diskutohet edhe për çështjen e avionëve F35 që Athina kërkon të blejë nga SHBA.
Ndërsa siç theksojnë mediat greke, ministri i Jashtëm amerikan thuhet se do të takojë presidentin turk Erdogan për të biseduar çështjen e miratimit që duhet të japë Ankaraja për anëtarësimin e Suedisë në NATO, veprim që pritet prej muajsh dhe vonesa e të cilit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Uashington dhe një klimë të rëndë e reagime në Kongres