Pas Twitter tronditje edhe në Facebook, nga e mërkura priten pushime masive nga puna
Pak ditë pas tronditjes së pushimeve masive në Twitter nga Elon Musk, një tjetër gjigant i internetit po ndjek të njëjtën rrugë: Meta
Kompania mëmë e Facebook, nga nesër e mërkurë do të vazhdojë me pushime masive nga puna, siç tha CEO i kompanisë Mark Zuckerberg, sipas raportit të Wall Street Journal.
Në mbledhjen ekzekutive të Metës, Zuckerberg mori përsipër gabimet e biznesit të kompanisë. Ai madje tha se optimizmi i tij i tepërt për rritjen e kompanisë çoi në punësime të tepërta.
Pushimet nga puna do të përqendrohen në grupet e punës për përvetësimin e talenteve dhe planin e biznesit. Ata që do të humbasin punën do të njoftohen të mërkurën në mëngjes (me orën amerikane).
Të shkarkuarit do të marrin të paktën katër rroga si kompensim. Të premten e kaluar Twitter pushoi pothuajse gjysmën e stafit të tij, të paktën ky ishte plani i Musk.