
Pas vajzave, ka nisur vaksinimi edhe i djemve kundër HPV-së
Nga fillimi i muajit shkurt të këtij viti, në Kosovë ka nisur imunizimi edhe i djemve me vaksinën kundër Papilloma Virusit (HPV), pasi një vaksinë e tillë ka filluar të jepet edhe për vajza gjatë vitit të kaluar. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kjo vaksinë mbron nga kanceri dhe infeksionet e ndryshme si te vajzat ashtu edhe te djemtë.
Pasi ekipet e vaksinimit po bëhen gati që te hyjnë në klasa të gjashtë, nxënësit e moshës 11 dhe 12 vjeçare tashmë ishte të gatshëm për vaksinimin kundër Human Papilloma Virusit, një vaksinë e cila mbron nga kanceri gjenital që shkaktohen nga ky virus.
Përveç vajzave, thirrjes së vaksinimit iu përgjigjen pozitivisht edhe djemtë. Sivjet është viti i dytë me radhë i vaksinimit të vajzave kundër Human Papilloma Virusit, ky proces për herë të parë këtë vit ka nis edhe ndaj djemve, raporton RTK.
Specialisti i Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Naim Sveçla, tregoi se si po ecën ky proces.
“Procesi po ec mirë dhe ka interesim për vaksinim. Ky vaksinim është shumë më rëndësi sidomos më ketë vaksinën e papilloma virusit për gjeneratat e reja. Kjo për shkak se papilloma virusi shkakton një nga kanceret e qafës së mitrës, e cila është një nga kanceret më të shpeshta në Evropë”, tha për Rtk-në Naim Sveçla specialist i Mjekësisë Familjare.
Për rëndësinë e kësaj vaksine, tregoi edhe specialisti i Shëndetit Publik, Faik Hoti.
“Procesi ka filluar mbarë dhe është më rëndësi të theksohet se vaksina është e sigurt dhe efektive dhe mbron kundër kancereve të shkaktuara nga HPV. Përveç qafës së mitrës, ky virus shkakton dhe lloje të tjera të kancereve dhe infeksione që p mund të jenë shumë të rrezikshme”, tha ai.
Ai tha se deri më tani nga ky proces janë vaksinuar mbi 10 mijë vajza kundër HPV-së, kurse pritet që një sukses i tillë të tregohet edhe të djemtë.
HPV është shkaktar i shumë problemeve shëndetësore si te djemtë ashtu edhe të vajzat duke shkaktuar lloje të ndryshme të kancerit dhe infeksioneve.