Pas vdekjes së 18-vjeçares, gjimnazi “Xhevdet Doda”, shprehë ngushllime për ish-nxënësen e kësaj shkolle
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese. E për vdekjen e saj policia ka hapur rast “Hetim i vdekjes”.
Për vdekjen e 18-vjeçares kanë shprehur ngushëllime edhe Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku e ndjera ishte ish-nxënëse e kësaj shkolle.
“Njoftim: Me pikellim te thelle, morrem lajmin per ndarjen tragjike nga jeta, te ish-nxeneses sone Albina Gashi. Ju shprehim ngushellime te gjithe familjareve, shokeve/shoqeve, dhe gjithe stafit te shkolles. Me respekt, Drejtoria e shkolles”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Sipas policisë e ndjera ka rënë nga lartësia e një objekti.
“Prishtinë 03.08.2023 – 20:34. Eshte raportuar se viktima femër kosovare ka rene nga lartesia e nje objekti dhe si pasojë e plageve te marra ka nderruar jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.