Pas vdekjes së Demaçit përfitimet e tij do t’i gëzojë bashkëshortja
07 gusht 2018
| 18:03
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës ka bërë plotësim-ndryshimin e vendimit të Qeverisë të 29 prillit të vitit 2008, me të cilën është rregulluar kompensimi dhe trajtimi institucional për veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin.
Me plotësimin dhe ndryshimin e vendimit, është vendosur që pas vdekjes së Adem Demaçit përfitimet e tij t’i gëzojë bashkëshortja.