Pas vdekjes së Prigozhinit, Putini “rrafshon” varrezat e ushtarëve të vrarë të Wagnerit

26 gusht 2023 | 21:53

Një varrezë e grupit Wagner është shkatërruar pasi udhëheqësi Yevgeny Prigozhin vdiq kur avioni me të cilin po udhëtonte ai u rrëzua.

Qindra varre në fshatin rus Nikolayevka u janë hequr kryqet dhe janë rrëzuar me buldozë.

Në fillim të këtij viti, varrezat e mercenarëve u ndërtuan në rajonin jugperëndimor të Samara Oblast. Por të premten, kryqet dhe kurora u grumbulluan si mbeturina dhe rruga që dikur ishte një memorial u kthye në një fushë të mbuluar me zhavorr.

blank_1X1.gifNjë video e publikuar në X tregon vendin të kthyer në një fushë, përveç obeliskut të Prigozhin, i cili dukej se ishte lënë i paprekur.

“Aty ku është kjo rrugë, ishin varret. Gjithçka është shkatërruar,” tha një anëtar i Wagner Group.

Nuk ka asnjë koment zyrtar nga autoritetet në rajonin e Samaras për punimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luizi dhe Kiara, një prej çifteve më të dashura të…