Pas vdekjes së punëtorit të ndërtimit, arrestohen 3 persona në Tiranë

26 dhjetor 2021 | 14:58

Pas vdekjes së një punëtori ndërtimi, policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona lidhur më këtë ngjarje.

Mësohet se janë arrestuar G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor.

Këta persona akuzohen për shkeljen e rregulla të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç. (Inicialet e dhëna në informacionin paraprak ditën e djeshme për shtetasin që ka humbur jetën janë dhënë të pasakta)”, ka njoftuar policia.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i fundit në Formula, ka vendosur rekord të ri…