Pas vdekjes së Ramush Tahirit, Hoxhaj: Ngushëllime vendit për humbjen e një njeriu të papërsëritshëm

13 gusht 2021 | 23:00

Pas lajmit për vdekjen e politologut, Ramush Tahiri, ka reagur ish-u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Tahirit, që sipas tij do të lë një boshllëk të madh për të dhe vendin.

Ai ndër tjera ka ngushëlluar edhe miqtë dhe familjarë për vdekjen e Tahirit, ‘për humbjen e një njeriu të papërsëritshëm’.

Postimi i plotë i tij:

Ditë e pikëlluar sot. Vdekja e Ramush Tahirit do të lë një boshllëk të madh të mikut plot virtyte dhe të aktivistit shumëvjeçar në shërbim të vendit.

Në tre dekadat e fundit, ai ka dhënë një kontribut shumë të madh për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Me Ramushin kemi punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në një përiudhë të rëndësishme të shtetndërtimit.

Në periudhat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, Ramush Tahiri ishte gjithmonë ai zëri i arsyes dhe ai mendim i balancuar politik që aq shumë na duhej.

Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur! Ngushëllime miqve për humbjen e mikut me virtyte të rralla dhe ngushëllime vendit për humbjen e një njeriu të papërsëritshëm!

Pusho në paqe miku im!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë…