Pas vendimeve të MTI-së për masat mbrojtëse: Qytetari po e ndjen dorën e shtetit
Xhevdet Smakiqi anëtar i këshillit Kombëtarë të Nismës Socialdemokrate duke folur për vendimet e fundit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani për masat mbrojtëse.
Ai ka vlerësuar se vetëm tash qytetari i Kosovës po e ndjen dorën dhe kujdesin e shtetit.
Shteti sipas tij ka kuptim vetëm kur mbron vlerat, prodhimet dhe shëndetin e shtetasve të tij.
“Sot janë bërë dy ditë që Dogana e Kosovës po e zbaton vendimin e ministrit Bajram Hasani të MTI-së, si pjesë e zbatimit të programit Socialdemokrat të premtuar nga Nisma – kryetari i saj ztr. Fatmir Limaj në fushatën zgjedhore 2017. Sot si kurrë me parë ju e keni ndjerë dorën e shtetit tuaj, qe i keni paguar tatmin në fitim, taksen komunale, licencimin por dhe që i keni mbledhur TVSH në pikat e juaja te shitjes për me shumë se 18 vite”, ka thënë ai.
Sipas tij ndonëse Ligji Për Masat Mbrojtëse ka qenë i miratuar shumë vite me parë, si praktikë e krejt shteteve sovrane e demokratike, por nuk u zbatua asnjëherë nga ministrat e kaluar.
“Por ish-qeveritë kuazi të djathta ish-ministrat e MTI-së, brengën e vetme e kishin importuesin/tregtarët se si ata të siguronin profitin, nga perimet që kalojnë ditët në transport rrugor e detar, biles dhe tash pjesë të koaliconit janë mërzitur për specin e Greqisë, Maqedonisë, Serbisë e gjetiu dhe importuesit/tregtarëve po ju bie profiti”, ka shkruar ai.
Smakiqi ka thënë se ministrat e kaluar konsumatorin nuk e kishin në agjendë kurse prodhuesit vendorë i luftonin me çdo metodë diskriminuese.
“I nderuar konsumator i Kosovës përderisa masat mbrojtëse do të jenë në fuqi deri më 17 tetor 2018, ju do të shijoni perimet e tokës tonë të bekuar të Kosovës. Sofra jonë do të mbushet mëngjes e darkë me 21 produktet vendore duke filluar me specin e përfunduar me shalqinin. Kultivuesit e Kosovës do të ngritin edhe me tutje prodhimin, do të shtohen vendet e reja të punës, do t’i modernizojnë teknologjitë e përpunimit. Shteti do të përfitoi nga mbledhja e tatimeve në fitim dhe tatimet tjera përkatëse”, është shprehut Smakiqi.
Ai ka përmendur edhe një rast kur një prodhues vendor i cili kishte thënë se deri më tani armikun më të madh e kishin pas MTI-në.
“Këtë arritje të Qeverisë sonë dhe të MTI-së të udhëhequr nga Nisma Socialdemokrate po e përmbylli me një fjali të një prodhuesi vendor i A.D cili në një nga takimet na kishte thënë citoi. ‘A thua a ka ardhur dita që MTI-ja të mos na pengoi sepse armikun më të madh se tregtarët e kishim MTI-në këto 18 vite nuk më besohet’”, ka thënë ai.