Pas vendimit për hapjen e xhamive, myftiu Tërnava kërkon nga besimtarët që t’u përmbahen rregullave të parapara

28 maj 2020 | 09:53

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar nga të gjithë besimtarët e besimit islam që t’iu përmbahen rregullave dhe kërkesave të Bashkësisë Islame, në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, ndaj virusit Covid-19.

Tërnava ka thënë që besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën, t’i vendosin maskat e tyre, të marrin abdes nëpër shtëpi të tyre si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të shkojnë në xhami, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerët.

 “Të gjithë qytetarët treguan një përgjegjësi institucionale dhe që t’ia dalin në mundjen e virusit Covid-19, sigurisht dhe sot kërkoj nga të gjithë besimtarët që të jenë të kujdesshëm me shkuarjen në xhami, të ruajnë distancën, të vendosin maska që të ndikojmë pozitivisht në ruajtën e shëndetit që mos të përhapet ky virus në Republikën e Kosovës. Kërkojmë që besimtarët të ju përmbahen rregullave, të moshuarit dhe ata që janë më sëmundje kronike të mos vijnë në xhami, në mënyrë që të ruhet shëndeti i tyre. Besojmë që këto rekomandime të respektohen”, ka thënë Tërnava.

Myftiu Tërnava ka bërë me dije se ligjërata e së premtes nuk do të zgjas më shumë se 10 minuta.

“Ligjërata mos të zgjas më shumë se 10 minuta. Ne kemi një xhemat të mrekullueshëm që ta kuptojnë se sa shumë rëndësi ka ruajtja e shëndetit publik. Do ta organizojmë faljen e namazit të xhumasë në disa xhami dhe nga dy herë, ku numri i tyre do të jetë edhe i madh – jo në të gjitha xhamitë. Besoj që besimtarët do t’i përfillin të gjitha kërkesat tona“, ka deklaruar myftiu Naim Tërnava.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Jubile i madh dhe historik, 20 vjet nga…