Pas vendimit të Gjermanisë, Spanja, Holanda dhe Finlanda, gati për ta furnizuar Ukrainën me ‘Leopard 2’

25 janar 2023 | 14:19

Spanja është treguar e gatshme për ta furnizuar Ukrainën me tanke “Leopard 2” të prodhimit gjerman, ka thënë ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, pas vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanket dhe për të lejuar vendet e tjera anëtare të NATO-s të bëjnë të njëjtën gjë.

Gjithashtu, Holanda ka thënë se ishte e gatshme të dorëzonte tanke në Ukrainë nëse do të ishte e nevojshme dhe Finlanda do të ishte ndër vendet që do të dërgonin tanke në atë vend.

Robles ka thënë për agjencinë e  lajmeve “EFE” se Spanja do të vepronte në koordinim me aleatët perëndimorë për të ndihmuar Ukrainën për kundërshtuar forcat ruse.

Sipas studiuesit të sigurisë dhe mbrojtjes të Elcano-s, Feliz Arteaga, Spanja ka 108 tanke “24A”. Rreth gjysma e tyre janë në enklavat spanjolle të Ceuta dhe Melilla dhe 53 janë në rezervë dhe do të duhet të ripajisen, ka thënë Arteaga,  duke shtuar se ka të ngjarë të duhen disa muaj për t’u përgatitur.

Holanda është treguar gjithashtu e gatshme të dorëzojë tanke në Ukrainë nëse është e nevojshme, ka thënë kryeministri holandez, Mark Rutte.

“Nëse një kontribut nga Holanda ndihmon, ne jemi gati ta bëjmë atë”, ka thënë Rutte për rrjetin holandez “RTL”.

Rutte ka thënë se Holanda mund të zgjedhë të blejë tanke që tani i merr me qira nga Gjermania dhe t’ia japë Ukrainës. Përveç kësaj, ministri finlandez i Mbrojtjes Mikko Savola tha se vendi i tij do t’i bashkohet grupit të vendeve që dërgojnë tanke në Ukrainë, megjithëse kontributi i tij do të jetë i kufizuar.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar në misionin ‘Leopards’ në Ukrainë tani po ecën përpara dhe Finlanda do të marrë pjesë” u ka thënë Savola gazetarëve.

Ministri finlandez i mbrojtjes nuk ka pranuar të thoshte më shumë për madhësinë e kontributit finlandez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mandy Rose ka marrë propozime për martesë, pas publikimit të…