Pas vendimit të PZAP-it, LV-së i hiqen tre deputetë, LDK-së, PDK-së dhe AAK-së nga një deputet
11 nëntor 2019
| 15:57
Nëse vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1 472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni Nisma-AKR-PD do të përfaqësohet në Kuvend me gjashtë deputetë (Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi-Krasniqi, Albulena Balaj).
Albert Krasniqi, njohës i proceseve politike në vend, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në krahasim me rezultatet e shpallura LV-ja do të ketë tre deputetë më pak, LDK-ja do të ketë një deputet më pak, PDK-ja do të ketë një deputet më pak dhe AAK-PSD do të ketë një deputet më pak.
/Epoka e re/