Pas vendimit të PZAP-it për anulim të votave të diasporës për Dragashin, LDK ankohet në Supreme
Pas vendimit të PZAP-së për të anuluar votat e Komunës së Dragashit, LDK-ja ka dërguar sot në Gjykatën Supreme ankesë kundër këtij vendimi.
“PZAP dje mori vendim të paprecedentë në sistemin zgjedhor të Kosovës, tre gjyqtarë të PZAP-së kanë anuluar të gjitha votat e mërgatës, pa kontaktuar, pa verifikuar e pa kërkuar të vërtetën në Dragash”, ka dekaruar në një konferencë për media zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
Ajo thotë se të njëjtat vota ishin certifikuar dhe marrë parasysh në raundin e parë të zgjedhjeve.
“Ato vota ishin verifikuar hapur, numëruar e pranuar sit ë rregullta nga KQZ edhe në raundin e dytë. Kjo është një përpjekje antidemokratike për përmbysje të rezultatit zgjedhor në tavolinë”, ka thënë ajo.
Halimi thotë se LDK-ja ka dorëzuar në Supreme mbi 200 dëshmi të votuesve të Dragashit në mërgatë për raundin e dytë.