Pas vendimit të Qeverisë, qytetari nga Suhareka e shtyp në maicë letërnjoftimin

14 prill 2020 | 16:18

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës se qytetarët mund të lëvizin me orare, të përcaktuar me numrin e parafundit personal, një qytetar nga Suhareka ka gjetur një mënyrë interesante se si ta mbaj me vete letërnjoftimin, sa herë që del jashtë shtëpisë.

Ministria e Shëndetësi ka njoftuar dje se , nga data 15 prill (e mërkurë), ora 6:00, me qëllim të mbrojtjes së jetës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19.

Ministria përmes një njoftimi ka thënë se çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejtë të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të parafundit personal në letërnjoftim. Secili nga qytetarët, sipas Ministrisë, do të ketë 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike.

E pas këtij vendimi kanë shpërthyer edhe batutat në rrjetet sociale, por jo vetëm, shkruan “Gazeta Metro”.

Një qytetar nga Suhareka e ka shtypur në maicë letërnjoftimin e tij, në mënyrë që ta ketë me vete sa herë që ai e ka kohën e caktuar për të dalë jashtë shtëpisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Singapor është e detyrueshme, që të gjithë të veshin…