Pas vendimit të ri të ARBK-së për ‘Klan Kosovën’, reagon Çitaku: E tmerrshme, e frikshme
22 qershor 2023
| 16:26
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ARB-ja ia ka pezulluar sërish certifikatën e biznesit të “Klan Kosovës”.
Çitaku, pas këtij vendimi të ri të ARBK-së, ka thënë se kjo është marrëzi.
“Wait, what?!!! Kjo është marrëzi. E tmerrshme. E frikshme”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Kujtojmë se dje, “Klan Kosova” ka njoftuar se ARBK-ja e ka shfuqizuar vendimin e më hershëm, me të cilin ia kishte pezulluar certifikatën e biznesit.
Ndërsa, në më pak se 24 orë, ARBK-ja përmes një vendimi të ri, e ka anuluar vendimin e djeshëm, ku “Klan Kosovës” sërish ia ka pezulluar certifikatën e biznesit.