Pas Veternikut, edhe në Fushë Kosovë kapen 2 kg drogë

22 prill 2025 | 23:18

Operacioni i Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, i quajtur “Takimi”, i nisur sot në orën 15:00 është duke vazhduar edhe në lokacione të tjera. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi për Express se në Fushë Kosovë janë kapur 2kg substancë e dyshuar narkotike dhe një armë.

Gjatë ditës, në Veternik të Prishtinës poashtu u kapën 2kg drogë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës deklaroi se është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj akuzave që…