Pas videos, Rama publikon edhe foto me Kurtin në Berlin

14 tetor 2022 | 17:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Berlin për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

Rama në “Facebook” ka ndarë disa fotografi nga ky kongres dhe të parat janë me Kurtin.

I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionarë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.

Me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
16.10.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…