Pas vizitës në PDK, Haradinaj viziton edhe Nismën e Fatmir Limajt
09 nëntor 2020
| 14:15
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga Besnik Tahiri, pas vizitës në PDK, ka vizituar edhe Nismën Socialdemokrate, raporton “Epoka e re”.
Vizita e Haradinajt në PDK dhe Nisma po bëhet për shkak të zhvillimeve të fundit në vend, ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale.
Pas takimit në Nisma do të ketë edhe deklarim për media.