Pas vizitës në Prishtinë, senatorët amerikanë shkojnë në Beograd
06 shtator 2019
| 09:53
Dy seenatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy do të takohen sot në Serbi me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.
Para se të shkonin në Beograd, demokrati Chris Murphy dhe republikani Ron Johnson kanë vizitua Kosovën.
Në Prishtinë dy senatorë amerikanë janë takuar me presidentin Hashim Thaçi, krerët e partive politike si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Murphy dhe Johnson kanë thirrje për vazhdimin e dialogut, si dhe arritjen e një marrëveshjeje finale në mes të Kosovës e Serbisë.