Pas votimit në Shqipëri, Kurti kthehet në Kosovë
25 prill 2021
| 14:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar të dielën për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Pas votimit në Tiranë, Kurti ka thënë se pasdite është kthyer në Kosovë.
“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.