Pas votimit, Vitia dhe Rama përshëndeten me njëri-tjetrin

14 nëntor 2021 | 12:10

Kandidatët për kryetarë të Prishtinës që kanë shkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve gjatë ditës së sotme janë përshëndetur me njëri-tjetrin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është Arben Vitia dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama. Këta të dy kanë votuar në të njëjtën kohë në ora 09:00 të mëngjesit.

Po ashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, njofton “Klankosova.tv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e sotme banorët kanë diskutuar tema të ndryshme,ku Donaldi…