Pas vrasjes së Armend Dacit, Haradinaj: S’kishim armë se atë ditë do të kriste lufta

09 gusht 2021 | 23:28

Lufta në rajonin e Dukagjinit ka mundur të nis fare lehtë me 21 prill të vitit 1996, kur një snajper serb kishte vrarë në Prishtinë studentin Armend Daci.

Daci ishte qëlluar derisa po kthehej në banesë nga një festë e dyfishtë, pasi kishte festuar me shokë ditëlindjen e 20-të të tij dhe dhënien e provimit të fundit të vitit të parë të studimeve.

Në rrëfimin për Pressing, Daut Haradinaj, një prej komandantëve më të rinj të luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se vrasja e Armend Dacit ishte përjetuar rëndë në rajonin e Dukagjinit, dhe po të kishte armë ato ditë në duart e luftëtarëve të UÇK-së, fare lehtë ka mundur të nis lufta e armatosur.

“Po të kishte armë, atë ditë do të kishte fillu lufta frontale në Dukagjin. Nuk kishim pajisje. Unë e kisha një pistoletë, kurrgjë më shumë”, ka rrëfyer Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar se vrasja e studentit Daci ishte pikënisje e angazhimeve konkrete për luftë të armatosur.

Prej asaj dite e tutje, Haradinaj ka thënë se nisi një energji e re organizimi në mesin e luftëtarëve të Dukagjinit, ndërkaq në vitin 1997, kur ra heroi Luan Haradinaj, ishin vendosur edhe kontaktet me strukturat e UÇK-së në Drenicë.

“Kontaktet me Drenicë u vendosën kur ndodhi vrasja e Luan Haradinajt“, rrëfeu ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
L’Équipe raporton se Lyon ka bërë një ofertë për mesfushorin…