Pas vuajtjeve të shumta në Ligën e Kampionëve, PSG-ja pritet të angazhojë një psikolog
Paris Saint-Germain (PSG) është thënë se ka ndërmarrë hapin e guximshëm për të punësuar një psikolog për të ndihmuar skuadrën në Ligën e Kampionëve.
Luis Campos është duke kërkuar të ndryshojë mentalitetin në “Parc des Princes” përpara sezonit 2022/23 me ndryshime gjithëpërfshirëse në të gjithë klubin.
Sipas “L’Equipe”, parisienët po kërkojnë një profesionist për të ndihmuar në thyerjen e rekordit të tyre negativ në Evropë, pasi kampionët e Francës po dështojnë në Ligën e Kampionëve, garë në tԯ cilën po futen me synim për ta fituar.
Shkaku për të punësuar një psikolog sportiv vjen pas një kthese dramatike të 16-tës së fundit kundër Real Madridit, ku skuadra spanjolle përmbysi humbjen 1-0 në ndeshjen e parë në Paris, për të fituar 3-1 në kryeqytetin spanjoll.
Het-triku i Karim Benzemas kishte shkaktuar kaos për PSG-në në “Santiago Bernabeu”, me PSG-në që ishte eliminuar herët nga Liga e Kampionëve.
Emërimi i ri pritet të ndihmojë skuadrën të thyejë një pengesë mendore në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, derisa skuadra franceze do të sfidohet edhe në sezonin 2022/23 në Ligën e Kampionëve.