Pas Xhakës, edhe një futbollist tjetër e ‘refuzon’ Shqipërinë
Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.
Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit H gjatë dy javëve në vijim – fillimisht kundër Andorrës më 13 nëntor, e pastaj do të luajë sërish në shtëpi kundër Francës më 17 nëntor.
Për të zëvendësuar Xhakën nga sa mësohet nga lista e pritjes është thirrur Ergys Kaçe i cili ka një rol të ngjashëm me mesfushorin e Baselit por as ky i fundit nuk ka kthyer një përgjigje konkrete dhe nuk i është bashkuar ende kombëtares shqiptare, sipas Top Channel. Sot do të mësohet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo.
LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS
Portierë: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani).
Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Xhemshiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV).
Mesfushorë: Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok), Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Twente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia).
Sulmues: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian).
Lista e pritjes: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb).