Pas zënkës familjare, godet me veturë vëllanë dhe gruan e tij
10 prill 2020
| 10:42
Një konflikt familjar në Fushë-Kosovë dje ka mundur të përfundojë në mënyrën më të keqe. Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull, i cili, pas një mosmarrëveshje, e kishte kanosur vëllanë e vet. Mirëpo, e gjithë ngjarja nuk ka përfunduar vetëm me kërcënim me gojë. I dyshuari me veturën e vet në lëvizje e kishte goditur tavolinën me karrige në të cilin kanë qenë të ulur viktima me bashkëshorten. Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.