Pas zërave se po ndahen, flet i dashuri i Rita Orës!
I dashuri i Rita Orës, Romain Gavras konfirmon se janë ende bashkë, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se çifti kishte probleme së fundmi.
Këngëtarja 30 vjeçe dhe regjisori francez i filmit, 39 vjeç, janë në një lidhje për më shumë se gjashtë muaj, por javën e fundit u përhapën zëra se romancës së tyre po i vinte fundi pasi ishin të detyruar të jetonin të ndarë për shkak të Covid.
Romain foli për “MailOnline”: “Rita dhe unë jemi shumë të lidhur. Jemi bashkë. Ajo është një person i jashtëzakonshëm”.
Këngatarja ndodhet nga sot në Australi për ‘The Voice’, ku paraprakisht e shoqëruar nga ushtria u izolua për 14 ditë në një hotel.
Çifti u pa për herë të fundit bashkë në nëntor dhe Rita u fotografua një muaj më parë me një unazë, që mediat e cilësuan si fejese.
Një burim i tha ‘The Sun’: “Gjërat mes tyre kanë qenë gjithashtu mes tensionit dhe polemikave për festën që organizoi në shkelje të rregullave të Covid dhe të gjitha kritikave që mori”.
Rita, e cila ka qenë më herët në një lidhje me Calvin Harris, 37 vjeç dhe Lewis Hamilton, 36 vjeç, kaloi dy pushime vitin e kaluar me të dashurin e saj Romain pas heqjes së masave kufizuese.
Burimi: Daily Mail