Pas zgjedhjeve, shifra të tmerrshme të të infektuarve me koronavirus në SHBA

05 nëntor 2020 | 09:33

Rastet e infektimit me koronavirus vazhduan të shënojnë rritje në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 99,660 raste të reja u konfirmuan të mërkurën – shifër kjo rekorde brenda një dite.

Në spitalet e SHBA-së aktualisht janë të shtrirë mbi 50,000 pacientë me koronavirus.

Shifra paraqet rritje për rreth 64% nga fillimi i tetorit.

Shkalla mesatare e viktimave ditore gjithashtu është rritur, megjithëse mbetet më e ulët sesa në fillimet e pandemisë, në muajin mars.

SHBA-ja “nuk mund të ishte pozicionuar më dobët”, me mot të ftohtë që i shtyn njerëzit të qëndrojnë brenda, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, në një intervistë për gazetën Washington Post.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve atje është afër 9.5 milionë, ndërsa i viktimave ka kaluar 233,000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një futbollist 20-vjeçar nga Kosova ka vdekur në aksident tragjik…