Pas zgjedhjeve të gjithë duhet të jemi bashkëpunues
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka ftuar të gjitha subjektet politike që pas zgjedhjeve të heqin dorë nga interesat e ngushta.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se subjektet politike duhet të tregohen bashkëpunuese për sfidat që e presin shtetin e Kosovës pas 6 tetorit.
Sipas tij, sikur pozita ashtu edhe opozita e ardhshme duhet ta japin kontributin e vet në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Kandidati i Nismës për deputet ka folur edhe për ofertën e koalicionit Nisma-AKR-PD për zgjedhjet e 6 tetorit dhe për veçoritë e kandi- datit për kryeministër të këtij koalicioni, Fatmir Limaj.
Sipas Sherifit, Limaj është më i përgatituri për të qenë kryeministër i vendit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)