Pas zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës
Shkruan: Ćerim Bajrami
“Lista Serbe” ka kontribuar në uljen e paralajmëruar të numrit të ministrave në Qeverinë e Kosovës, e cila ndikon negativisht në të drejtat e komuniteteve joshumicë, veçanërisht boshnjakëve
Në Republikën e Kosovës zgjedhjet e parakohshme për Kuvend u mbajtën më 6 tetor të këtij viti. Dy vjet pas fillimit të mandatit të tij kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje në mes të një thirrje për deklaratë në Gjykatën Speciale. Megjithëkëtë, kjo qeveri nuk kishte një shumicë të qëndrueshme, duke marrë parasysh që edhe kur u formua ajo kishte vetëm një-dy deputetë më shumë se gjysmën e numrit të kërkuar të deputetëve.
Ndërkohë, kuvendi dhe qeveria u bojkotuan pothuajse rregullisht nga deputetët e Listës Serbe, me 10 gjithsejtë, nëntë prej të cilëve ishin serbë dhe përfshinin një anëtar të komunitetit goran, megjithëse ata të gjithë ishin zyrtarisht në shumicë parlamentare me koalicionin PAN. Ndërsa deputeti i dhjetë në vendet e garantuara të komunitetit serb ishte i pavarur dhe pothuajse i rregullt në seancat e kuvendit. Arsyeja e mungesës së deputetëve të LS-së është ndjekja e qëndrimeve të qeverisë serbe dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, i cili në këtë mënyrë ndikonte përmes LS për punën e institucioneve të Kosovës.
Koalicioni qeveritar i Kosovës gjithashtu përfshiu nëntë deputetë nga komunitetet e tjera joshumicë në vendet e garantuara, duke përfshirë tre boshnjakë: dy nga koalicioni Vakat dhe një nga NDS. Qeveria kishte disa ministra nga Lista Serbe, plus një zëvendëskryeministër, ndërsa nga komuniteti boshnjak një ministër nga koalicioni Vakat dhe një ministër nga komuniteti turk nga partia KDTP. Prandaj, ai bojkot i nëntë anëtarëve të Listës Serbe, plus deputetit të tyre të asociuar të grupit parlamentar të komunitetit goran, u shpreh fuqishëm në këtë mandat të fundit vetëm dyvjeçar të Qeverisë së Kosovës, por nuk ishte shumë më i mirë as në legjislaturën e kaluar. Kjo do të thotë se Beogradi, pra presidenti serb Vuçiq, donte t’u tregonte krerëve të Kosovës se rregullisht kontrollon zgjedhjet dhe punën e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë.
Një përgjigje e mundshme nga Kosova është gjetur, qartë: të zbatohet dispozita e Kushtetutës së Kosovës dhe të zvogëlohet Qeveria e Kosovës në 12 ministra, megjithëse ka 21 portofole ministrore në këtë mandat. Sipas Kushtetutës, në rastin deri në 12 ministri vetëm një post ministror i përket komunitetit serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë.
Për momentin mund të dëgjohen disa zëra nga OJQ relevante në publikun e Kosovës
Normalisht, askush në publik nuk thotë që arsyeja (kryesore) për uljen e numrit të ministrave është për shkak të serbëve ose komuniteteve të tjera joshumicë. Nga ana tjetër, mandatari i mundshëm për formimin e qeverisë së re nga Vetëvendosja, z. Albin Kurti, bëri disa deklarata ku ai do ta preferonte shmangien e marrjes së një ministri nga “Lista Serbe” në qeveri për shkak të qëndrimit të tyre dhe mosrespektimit të institucioneve të Kosovës.
Dhe tani lind pyetja në interes të kujt është mosrespektimi, gjithë ajo qe Kushtetuta e Kosovës, përkatësisht plani i z. Martti Ahtisaari, mundësoi për komunitetin joshumicë serb, duke numëruar 10 vende të garantuara në kuvend dh, së paku, dy poste ministrash në Qeverinë e Kosovës në rastin e më shumë se 12 ministrive, e qe në dy mandate rend përdoren kundër funksionimit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës?
Asnjë person racional nuk mund të besojë se kjo sjellje është e përshtatshme për tërë komunitetin serb që jeton në Kosovë i cili dëshiron të qëndrojë këtu dhe kjo është shumica e atyre që janë të shpërndarë nëpër komuna ose vendbanime të tjera të Kosovës të banuara (dhe) nga populli serb. Prandaj, kjo lojë shumëvjeçare e Beogradit dhe “Listës Srpska” përshtatet vetëm me politikën aktuale serbe të udhëhequr aktualisht nga presidenti serb Vuçiq, i cili po e shkatërron pozicionin aktual ligjor dhe politik për komunitetet joshumicës, vetëm për të arritur gjoja “qëllime më të larta” në dialogun aktual Kosovë – Serbi.
Në anën tjetër, sado që kjo heshtet edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, kjo lojë e parapërmendur i bën një dëm të madh përfshirjes së komuniteteve joshumicë në sistemin përfaqësues, sepse një sjellje e tillë në praktikë konfirmohet si jofunksionale.
Dhe ajo që është e rëndësishme për ne “komunitetet e tjera joshumicë” – pasojat e politikës së tillë serbe dhe LS-së do t’i bartin edhe komunitetet e tjera të Kosovës të cilat janë gjithsej 10 deputetë të garantuar, po aq sa komuniteti serb. Për ta bërë paradoksin edhe më të madh, nëntë deputetë nga komunitetet e tjera joshumicë: boshnjakët (3), turqit (2), romët, ashkalitë dhe egjiptianët (gjithsej 4) kanë qenë gjithmonë aktive në Kuvendin e Kosovës dhe kanë votuar rregullisht në interes të shtetit të Kosovës dhe udhëzimeve kryesore politike të shumicës së qeverisë dhe kuvendit.
Sidoqoftë, në këto trazira dhe heshtje të përgjithshme për zvogëlimin e ministrave në Qeverinë e Kosovës nuk është e parëndësishme që disa deputetë të komuniteteve të tjera shpesh keqtrajtoheshin nga disa përfaqësues të shumicës, zbatoheshin me lehtësi në premtimet e tyre për interesat e komuniteteve të tyre, nuk ishin unikë, duke luajtur kështu një lojë të ndërsjellë pozitë-opozitë në kuvend etj. Disa deputetë boshnjakë veçmas ishin të njohur për këtë në disa legjislatura të kuvendit.
Megjithëse paralajmërimi aktual për aë ulur numrin e ministrave në Qeverinë e Kosovës justifikohet nga nevoja për racionalizim, për momentin mund të dëgjohen disa zëra nga OJQ relevante në publikun e Kosovës – se ulja e papritur dhe bashkimi i disa ministrive në një të vetme në Qeverinë e Kosovës do të shkaktojë shumë çrregullime funksionale.
Boshnjakët e Kosovës përsëri në pozitë të keqe rreth pozitës ministrore
Në lidhje me këtë, duket se ne boshnjakët e Kosovës përsëri jemi në një pozitë të keqe rreth pozitës ministrore, madje qysh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës për herë të parë në mandatin e fundit të shkurtuar kemi pasur mundësinë të marrim një ministri pa portofol, me pothuajse aspak buxhet. Ndërsa në këtë – edhe më teknik – mandatit qeveritar të kryeministrit Haradinaj, boshnjakëve, përmes një përfaqësuesi mazhoritar të koalicionit Vakat, iu dha pozita e ministrit për Zhvillim Rajonal (ministri Rasim Demiri), me një buxhet modest, por prapë bëri kontribute të dukshme nëpër rajone në të gjithë Kosovën, veçmas u bë një veprim për ta riparuar minusin e investimeve në infrastrukturë në lokalitetet e komunitetit me shumicë boshnjake dhe komuniteteve të tjera.
E gjithë kjo tani po vihet në pikëpyetje ku boshnjakët, së bashku me turqit, romët, egjiptianët dhe ashkalinjtë, janë duke u vendosur në pozitë të betejës së brendshme për avantazh ndaj pozitës së ministrit dhe për ta “bindur” njëri-tjetrin se cili deri më tani ka qenë ministër më së gjati, kush është më i aftë, kush duhet të jetë në qeveri etj. Përveç kësaj, tani që opozita e vjetruar tashmë nga NDS, në formën e një personi që ka shpenzuar disa mandate parlamentare kundër koalicionit mazhoritar të Vakatit i cili mban rregullisht dy deputetë në vendet e garantuara për boshnjakë në disa përbërje, e cila prapë tani po bën çmos për ta shmangur fitoren e postit të ministrit për boshnjakë.
Sidoqoftë, çdo mandatar racional nuk duhet të mbështetet në ‘bingo’ e goditur nga disa deputetë të përjetshëm nga komunitetet pakicë, shqetësimi personal i të cilëve në Kuvend ishte pozicionimi i tyre personal, por duhet marrë parasysh disa nga faktet shumë të rëndësishme.
Dhe një nga faktet është se boshnjakët e Kosovës janë bashkësia e tretë më e madhe etnike në Republikën e Kosovës, kanë status të trashëguar ligjor dhe politik, dhe kanë të gjitha atributet e kombësisë: ata përdorin gjuhën e tyre boshnjake në mësimet shkollore, informimin, pjesërisht dhe në përdorim zyrtar etj. (Të drejta gjuhësore të ngjashme ka vetëm bashkësia kombëtare turke, e katërta në numër).
Po ashtu, është i rëndësishëm fakti që boshnjakët e Kosovës, me numrin e tyre të votave, veçanërisht në komunën e Prizrenit, kanë treguar se ata nuk janë “përfaqësues sadakë”, por që kanë një elektorat serioz dhe se koalicioni Vakat është entiteti politik më i votuar midis opsioneve të pakicave, si dhe kryetari i saj Rasim Demiri.
Më e rëndësishmja, nevoja për një prani të drejtpërdrejtë të qeverisë, është që boshnjakët e Kosovës ende janë duke pritur për një zgjidhje të qëndrueshme për disa nga problemet e tyre kolektive kombëtare, të cilat institucionet e Kosovës po i zgjasin, edhe pse Kushtetuta dhe ligjet e garantojnë atë. Për shembull: kërkohet përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies në gjuhën boshnjake, adresimi i mungesës së teksteve shkollore dhe dokumentacionit në gjuhën boshnjake, çështja e decentralizimit, çështja e marrëdhënieve të Kosovës me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe heqja e një regjimi të rreptë të vizave, përmirësimi i mëtejshëm institucional i marrëdhënieve me diasporën boshnjake, çështja e punësimit boshnjak dhe gradimi në të gjitha shërbimet shtetërore dhe publike, mbrojtja e mjedisit dhe moslëshimi i mëtejshëm i lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve në Zhupë afër Prizrenit. (Ndaluar nga angazhimi ynë i madh institucional me mbështetjen e popullit, në vitin 2016).
Megjithëse dihet pak a shumë se shumë nga këto probleme kanë qenë dhe shpesh janë potencuar, disa të zgjidhura, ka qenë mjaft e vështirë edhe me ne brenda institucioneve shtetërore. Neve nuk na nevojitet shumë ‘moderim’ për të ditur se si do të ishte pa përfaqësuesit e zgjedhur boshnjakë brenda tyre!
(Përkthim nga gjuha boshnjake: Fatmir Neziri)