Pas zhvillimeve në veri të vendit, Gani Geci ka një pyetje për Kurtin dhe Osmanin

21 shtator 2021 | 11:52

Ish-deputeti Gani Geci ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat.

Me këtë rast, Geci ka parashtruar një pyetje për presidenten Vjosa Osmani dhe për kryeministrin Albin Kurti.

Geci i ka pyetur ata se çfarë do të ndodhë në rast se forcat ushtarake serbe hyjnë në veriun e Kosovës.

“Unë kam një pyetje direkte për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin. Po besojmë dhe po themi se kjo nuk do të ndodhë por… në rast të tentimit të hyrjes se forcave ushtarake serbe në veriun e Kosovës? Presidentja dhe kryeministri kujt do t’i japin urdhër për ta mbrojtur kufirin?!”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, duke iu referuar zgjerimit të…