Pas zhvillimeve të fundit, OVLUÇK-ja nesër mban mbledhje të kryesisë

06 qershor 2021 | 20:44

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se nesër do të mbahet mbledhja e kryesisë së OVLUÇK-së.

Ai ka thënë se kjo mbledhje do të mbahet pas rasteve të fundit ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, rastit të Faik Fazliut, ndaj shkeljeve të drejtave të njeriut që po iu bëhen të arrestuarve në Hagë, deklarimeve skandaloze të ministrave të Qeverisë Kurti në lidhje me UÇK-në.

“Para se me ndodh rasti i arrestimit të Faik Fazliut (ish kreut të OVL UÇK dhe familjarë i tre dëshmorëve) dhe ushtrimit të dhunës ndaj tij nga ana e policëve, kanë ndodhur skandale siç është rasti i thirrjes së Fahri Fazliut (poashtu familjarë i dy dëshmorëve) nga gjykata speciale, i cili gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeçar.
Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, siç është shkelja e të drejtave të njeriut ndaj të arrestuarve në Hagë, deklarimet skandaloze të ministrave ku këtë shqetësim ia kemi shprehur edhe Albin Kurtit në takim, prandaj OVL UÇK ka thirrë prej të premtes e për nesër (e hënë) mbledhjen e Kryesisë, ku do të vendos se çfarë të bëjë lidhur me këto zhvillime.
P.S
Ata që akuzojnë në disa mediume patriotike, dhe disa që qesin flakë në fb, të përgatiten nëse mbahet protestë sepse ajo nuk mbahet me qindra por me mijëra”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia i ka ardhur në ndihmë një turisteje polake në…