Pas zhvillimeve të rëndësishme për Shqipërinë, Rama zgjedh fotografinë e ditës

19 korrik 2022 | 15:14

Republika e Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në në Bruksel, ka thënë se nuk  i besohet që kjo është duke ndodhur.

“Nuk më besohet se kjo po ndodh megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar në mendje. Në Shqipëri nuk jemi dakord për gjithçka por ka një besim që i mbijeton të gjitha marrëveshja. Nuk ka rrugë tjetër përveç BE. Është fati ynë. Në zgjodhëm ti japim gjithçka Evropës sepse besojmë ”, ka thënë Rama.

E pas gjitha zhvillimeve pozitive të sotme për Shqipërinë, Edi Rama ka publikuar një fotografi i ulur në shkallët e objektit ku u zhvillua kjo konferencë në Bruksel.

Në prapavijë të tij duket edhe flamuri Kuq e Zi, teksa ai e ka zgjedhur këtë fotografi si të ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse në Mbretërinë e Bashkuar temperaturat kanë kapur rekord…