Pasagjerët tmerrohen në avion
Pasagjerët e një avioni u tmerruan kur një doktor në gjendje të dehur tentoi që të hapte daljen e emergjencës së avionit, teksa ishte në fluturim.
Ata u përpoqën që ta ndalonin me forcë, duke e lidhur për 4 orë, deri sa avioni u ul i sigurt në aeroporti.
Anestezisti rus Vadim Bondar shkaktoi terror në avionin ”Aeroflot” nga Bangkoku në Moskë dhe u bë “jashtëzakonisht agresiv”, sipas medies lokale. Linja ajrore tha se 43-vjeçari kishte pirë rum në fluturimin 10 orësh, përpara se të bëhej tapë dhe i dhunshëm.
“Kur u përpoq të hapte derën, një udhëtar norvegjez tentoi që ta bllokonte, përpara se rusët t’i vinin në ndihmë”, thuhet në mediet lokale. Pasagjerët treguan se mjeku bërtiti kur e lidhën në një vend për katër orë, përpara se avioni të ulej në mënyrë të sigurt në Moskë.