Pasagjeri që shpëtoi nga aksidenti tragjik në Kroaci: Dje ishte dita më e frikshme e jetës time

26 korrik 2021 | 17:43

Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët që ishte në autobusin i cili është aksidentuar të dielën, duke lënë të vdekur 9 udhëtarë dhe njërin nga shoferët, ka thënë të hënën para mediave kroate se dje ishte dita më e frikshme e jetës së tij.

Ai ka shpëtuar me lëndime të lehta dhe gruaja e tij pritet t’i nënshtrohet operacionit sot.

“Më zuri gjumi, dëgjova një të shtënë shumë të madhe, u hodha nga autobusi dhe u gjenda në rrugë. Në kohën e aksidentit, isha në anën e majtë në dyshemenë e autobusit”.

“Unë pashë shumë të plagosur në livadh, gjithçka ishte aty, dikujt iu shqye krahu, unë kurrë më herët nuk kam parë diçka të tillë në jetën time”, ka thënë Gashi.

 

00:00
/
04:13

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar dëshmorin e…