Pasagjeri shkakton panik në aeroplan, tentoi të hapte dyert emergjente

11 nëntor 2024 | 20:35

Një pasagjer në një linjë ajrore për në Korenë e Jugut shkaktoi panik të madh te punonjësit dhe bashkudhëtarët, pasi u përpoq të hapte derën e emergjencës në mes të fluturimit, përpara se stjuardesat të ndërhynin për ta ndaluar.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, mendohet se ishte ulur në një vend të ekuipazhit të kabinës pa leje, ndërsa ishte duke fluturuar me Korean Air nga Tajlanda për në Korenë e Jugut. Një stjuardesë e urdhëroi atë të largohej, por ai thuhet se e kërcënoi atë pavarësisht se ishte paralajmëruar se mund të kishte shkelur Aktin e Sigurisë së Aviacionit të Koresë.

Në fakt, ky nuk është rasti i vetëm që pasagjerët tentojnë të hapin me forcë derën e emergjencës së avionëve. Një 33-vjeçar është arrestuar disa kohë më parë sërish në Korenë e Jugut pasi hapi derën e avionit, ndërkohë që ishte në ajër.

Një tjetër pasagjer në një avion që po fluturonte nga Brazili në Panama, u përpoq të hapte një nga daljet e emergjencës kur avioni ishte në ajër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari është…